Nimic: Refuzimi i Marrëveshjes së Prespës është refuzim i së ardhmes


Ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara në kontestin për emrin Methju Nimic, thotë se ideja për pritje afatgjatë dhe moszbatim të marrëveshjes për emrin, është shumë e rrezikshme.

“Atyre në shtetin tuaj që thonë ‘eja të presim, të lëmë edhe disa vite, do të kemi marrëveshje më të mirë në të ardhmen’, unë ju them ‘Nuk e dini atëherë se ku do të jetë BE-ja, se nëse do të duan edhe një anëtare, se nëse do të duan që ai të jetë shteti juaj, nuk e dini se ku do të jetë NATO, nuk e dini se çka do të ndodhë në Greqi me ndërrimin e pushtetit, nuk e dini se çka do të ndodhë në rajon. Ideja për pritje afatgjate është shumë e rrezikshme”.

Thotë se është optimist i rezervuar, por që megjithatë, nuk ka përfunduar gjithçka.

Jam i bindur se Marrëveshja e Prespës ka ‘ndodhur në kohën e vëretë’. Refuzimi i saj do të mund të interpretohej si mesazh se njerëzit në vend nuk e duan të ardhmen e tyre.

“Që marrëveshja të jetë e realizueshme, duhet të kalojë referendumi, të miratohen ndryshimet kushtetuese dhe pastaj parlamenti grek ta ratifikojë. Shpresoj se do të kalojë në të dy shtetet, sepse është zgjidhje korrekte dhe e ndershme për të dyja palët, por nëse nuk kalon, nuk shoh zgjidhje së shpejti. Kaluan 25 vite, mund të kalojnë edhe 25 të tjera. Edhe shumë persona do ta humbin interesin, nëse nuk kalon tani në shtetin tuaj”, deklaroi Nimic./Pacensure

Baby Boo