Ukraina zbulon planet e radhës të Rusisë: Do të bëjnë video false kinse jemi dorëzuar


Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov ka njoftuar se rusët po përgatiten ta nisin një operacion special së shpejti.

Reznikov ka shkruar në Facebook për planet e forcave ruse, që sipas tij, duan ta thyejnë rezistencën e ukrainasve përmes gënjeshtrave.

Sipas të dhënave të disponueshme, okupuesit rusë po përgatiten të nisin një operacion në shkallë të gjerë informacioni dhe psikologjik së shpejti. Qëllimi i saj është të thyejë rezistencën e popullit ukrainas dhe ushtrisë ukrainase me ndihmën e gënjeshtrave”, shkroi ai.

Ai përshkroi në detaje se si rusët, sipas tij, po duan ta bëjnë një video të rreme se si kinse, zyrtarët e lartë ukrainas po dorëzohen, duke nënshkruar dokumente.

“Fillimisht planifikojnë ta prishin komunikimin. Mesazhet e rreme se udhëheqja ushtarako-politike ukrainase duket se ka pranuar të dorëzohet, do të hidhen masivisht brenda. “Konfirmimi” i këtij fejku do të përhapet si “dokumentet” e nënshkruara, si dhe video të rreme të reme të reme. ËSHTË GËNJESHTËR. Mezi pres ta shoh këtë! Nuk do të ketë dorëzim! Asgjë tjetër përveç fitores!”, shkroi Reznikov.

Baby Boo