EMV demanton se pati ek*splodim në hidrocentralin “Vrutok”


SHA EMV i demanton shkrimet në disa mediume për gjoja eks*plodim në hidrocentralin “Vrutok”. Siç sqaruan nga EMV, bëhet fjalë për ndërprerje të shkurtë, 15 minutëshe, në punën e hidrocentralit, për shkak të siguruesit të përçuesit drejt fshatrave të Gostivarit.

“Hidroelektrana dhe i tërë Hidrosistemi Mavrovë vazhdojnë të punojnë më se normalisht. Dukuri të këtilla dhe të ngjashme në punën e instalacioneve ndodhin shumë shpesh dhe nuk janë të panjohura. Prandaj, i vlerësojmë si ten*dencioze shkrimet për shp*ërthim në hidrocentralin Vrutok të publikuara në mediume, pa u kontrolluar paraprakisht informata, duke iu referuar burimeve anonime. Publikimin e informatave të pakontrolluara dhe të rre*jshme e përjetojmë si su*lm ndaj kompanisë që nuk është në dobi as të ASH EMV-së, as të opinionit”, theksuan nga EMV.
Njëherit, paraprakisht sot disa mediume të vendit kumtuan se në hidrocentralin “Vrutok” ka pasur shpë*rthim.

Baby Boo