Tërmeti rriti varfërinë në Shqipëri, mbi 26 mijë banorë në kushte të rënda ekonomike


26 mijë banorë po jetojnë në varfëri pas tërmetit që goditi Shqipërinë me 26 nëntor.

Në raportin e dëmeve, të përgatitur nga qeveria, Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore, thuhet se rreth 19 % e popullsisë ose e thënë ndryshe 26 mijë persona të prekur nga tërmeti, rezultojnë në varfëri.

Në raportin e dëmeve nënvizohet fakti se niveli i varfërisë pas tërmetit u rrit me 2.3 %.

Efektet në varfëri mund të zgjerohen pasi përveç ndikimit të drejtpërdrejtë tek ata që u prekën nga humbja apo dëmtimi i pronës, shumë banorë vuajnë indirekt përmes humbjeve në aktivitetin ekonomik dhe përkeqësimit të shëndetit.

Pas tërmetit, rreth 9.2% e familjeve në rrethet e prekura u zhvendosën nga banesat e tyre, dhe afër 1/3 e 9.2 % nuk ​​ishin kthyer në fund të Dhjetorit 2019.

Sipas raportit, të anketuarit thonë se aftësia e familjeve për të paguar shpenzimet e zakonshme tregon një prirje në rënie pas tërmetit krahasuar me para tërmetit.

Pasoja pati edhe në shëndetin e banorëve. Rreth 5.6% e popullatës raportoi humbje të kujtesës, vështirësi në shikim, dëgjim dhe përqendrim.

Për shkak të tërmetit, rreth 43% e njerëzve në rrethet e prekura raportuan rraskapitje emocionale, probleme me gjumin, depresionin dhe ankthin dy javë pas ngjarjes.

Baby Boo