Udhëtarët bllokohen për orë të tëra brenda tunelit nën det që lidh Francën me Anglinë


Shkak i bllokimit të tunelit ishte defekti që kishte pësuar një tren.

Për shkak të emergjencës së krijuar, disa udhëtarë u nxorrën prej andej përmes tunelit të emergjencës duke braktisur automjetet e tyre.

“Shërbimi i emergjencës në tunel ishte i tmerrshëm”, tha një 37-vjeçare pas incidentit që ndodhi mbrëmjen së martës.

“Ishte si një film i tmerrshëm. Ecnim në një humnerë duke mos ditur se çfarë po ndodhte. Duhet të qëndronim nën det”, u shpreh 37-vjeçarja Sarah Fellows.

“Kishim ngecur në tunel të paktën për 5 orë”, tha një tjetër udhëtar.

Tuneli në Kanalin Anglez që lidh Francën me Britaninë është më i gjati nën ujë me një segment 37.9 kilometra. Udhëtimi bëhet me tren që transporton pasagjerë dhe automjete dhe lidh Calais me Folkestone.

Baby Boo