Dorëzohet në Polici i riu që dyshohet se la të vdekur këmbësorin dhe iku


Është dorëzuar në Polici, Aaron Rexhaj, i dyshuari që shkaktoi aksidentin me fatalitet në Pejë dhe iku.

Ai është dorëzuar sot rreth orës 15:30. Lajmin e ka konfimruar Policia në Pejë.

“Me datë 27. 11. 2023 rreth orës 15:30 i dyshuari i aksidentit të shkaktuar me fatalitet me datës 26. 11. 2023 në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, së bashku me avokatin mbrojtës është vet dorëzuar në njësitin e Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Pejë”.

Pas intervistimit nga hetuesit e aksidenteve me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.

Rexhaj është emër i njohur për organet e rendit, si pasojë e të kaluarës së tij kriminale.

Baby Boo