“U zgjova nga xhamat e thyer mbi kokë, mora fëmijën 2 muajsh dhe ika”, gazetarja në Gaza: Jepini fund luftës, po vdesim

Tronditëse janë postimet e mëngjesit së së mërkurës në X nga gazetarja e Al Jazeera, Maram Humaid, e cila jeton në Gaza, nga ku ajo përshkruan se tingujt e bombave po bëhen gjithnjë e më të forta.

“Kjo është torturë. Zhurmat e bombave po afrohen gjithnjë e më shumë. Era e barutit është kudo dhe pluhuri mbush ajrin. Çfarë mëngjesi në Gaza?’ shkruan ajo në platformën X.

Në një postim të dytë disa minuta më vonë, ajo shkroi: “Një bombë e madhe ra shumë afër shtëpisë tonë pa paralajmërim. U zgjova nga xhamat e thyer mbi kokë. E mbulova me trup fëmijën tim dy muajsh, e mora dhe ika”.