“Ia keni QR arsimit”, çfarë kreativiteti: Kodi të çon te raportimi i problemeve në shkolla (FOTO)


Në pro*tesën e nxënësve të shkollave të mesme të Prishtinës të mbajtur sot në sheshin kryesor të kryeqytetit, është parë edhe një pankartë me mesazh kreativ, ku kanë vendosur një kod digjital, i cili kod kur skanohet me telefon celular të çon te raportimi i problemeve në shkolla.

Me moton “S’po shkohet në shkollë” Nxënësit kanë marshuar në sheshin kryesor të kryeqytetit duke kërkuar cilësi më të mirë në arsim dhe kushte më të mira në shkolla. Mënyrën kreative të të pro*testuarit nga ana e nxënësve kosovarë e ka përshëndetur edhe Valon Canhasi, krijues i platformave digjitale i cili e ka quajtur gjeniale atë.
Pro*testa të nxënësve janë paralajmëruar edhe në komunat e tjera të Kosovës.

Baby Boo