U vihet zjarri faqeve kontraverse të gjeografisë! Profesorët shqiptarë i kapërcejnë pjesët fyese për shqiptarët


“Ne e dimë se si jemi, e kush jemi. Të mos mbetet ajo më e keqja që të ketë urrejtje. Normalisht duhet të ketë edhe prej jush reagime, që është e vërtetë. Kjo është shtypur, është botuar dhe ndoshta në të ardhmen sigurisht do të bëhet që kjo të evitohet dhe të largohet ky libër prej përdorimi”.

Profesori i gjeografisë në gjimnazin “Zef Lush Marku” të Shkupit, Burim Aliu, këto fjalë është i detyruar të ia përsërisë çdo gjenerate. Ajo që shkruhet në librin e vitit të dytë, për të është e papranueshme për të dhe nxënësit e tij.

Kjo sepse ku flitet për strukturën e popullsisë, shkruhet se “prej shqiptarëve të Maqedonisë ekzistojnë fise që e llogarisin veten autokton por që kryesisht janë popullsi maqedone që gjatë sundimit turk e ka pranuar islamin dhe është shqiptarizuar, e midis tyre ka ndonjë fis me prejardhje turke, rome e çerkeze”.

Profesori Aliu di si të veprojë kur vjen në këtë pikë të leksionit, thjesht e kalon, por e shqetëson mendimi për nxitjen dhe paragjykimet që mund të krijohen tek shkollat ku ligjërohet maqedonisht.

Burim Aliu: “Gjimnazi ynë dhe shkollat e tjera shqipe, sigurisht edhe nuk mësohet por më e keqja është, që do ta them haptas, çfarë të themi për gjimnazet, shkollat e mesme maqedonase. Normalisht paraqitet dhe ende ekziston ajo urrejtje që është në përgjithësi”.

Baby Boo