Shuhen shpresat, detarëve të nëndetëses së zhdukur u ka mbaruar oksigjeni


Janë venitur shpresat për shpëtimin e 53 anëtarëve të ekuipazhit të një nëndetëseje indoneziane që u zhd*uk disa ditë më parë afër Balit, pasi rezervat e oksigjenit besohet se tashmë u kanë mbaruar.
Qindra ushtarë po marrin pjesë në operacionin e kërkimit të nëndetëses së prodhimit gjerman të tipit “KRI Nanggala 402”. Autorietet thanë se nëndetësja kishte rezerva oksigjeni për tri ditë pas humbjes së fuqisë.

Ky afat kaloi në orët e hershme të së shtunës, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit ende nuk kanë gjetur shenja të nëndetëses së zhd*ukur.
Në zonën ku mendohet se mund të jetë zhd*ukuar nëndetësja u dërguan anije dhe helikopterë. Përpjekjeve iu bashkua edhe një aeroplan i forcave amerikane, P-8 Poseidon, bashkë me 20 anije indoneziane, një lu*ftanije australiane dhe katër aeroplanë indonezianë.

Ndihmë për operacionin e gjerë kanë premtuar edhe Singapori dhe Malajzia. Anijet e shpëtimit nga Singapori pritet të arrijnë të shtunën, ndërsa anijet e Malajzisë të dielën.
“Deri më tash nuk e kemi gjetur, por me pajisjet që kemi në dispozicion do të duhej të jemi të aftë që ta gjejmë vendndodhjen”, tha Achmad Riad, zëdhënës i ushtrisë indoneziane.

Baby Boo