U shtir si infermiere dhe i mori para familjarëve të pacientëve..


Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim dosjen për Tire Alldervishin, ish-sanitaren e Spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Raportohet se për gjykim do të dërgohen edhe infermieret e Spitalit Covid-2, që dyshohet të jenë pjesë e skemës së ko*rrupsionit, dhe që përballen me ak*uzat për “shpërdorim detyre dhe ma*shtrim”. Sjellim në vëmendje që Tire Alldervishi, duke u shtirur si infermiere, dyshohet se i mori 8 milionë lekë familjares së një pacienteje të inf*ektuar me koronavirus në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ishte de*noncimi i vajzës së një pacienteje me Covid, që çoi në pranga sanitaren e spitalit,
Pacientja ndërroi jetë nga COVID-19 dhe nga bisedat me të bijën është zbuluar një skemë më e gjerë ma*shtrimi. Bashkë me Tire Alldervishin, u arr*estuan edhe dy infermiere të Spitalit “Shefqet Ndroqi”, Sheqerije Koçi dhe Mira Bushi të aku*zuara si bashkëpunëtore në ko*rrupsion.

Baby Boo