Studiuesit thonë se burrat po bëhen më të shkurtër

Holanda ka qenë prej kohësh kombi më i gjatë në botë – por njerëzit e saj po bëhen më të shkurtër, sipas studiuesve holandezë.
SEdhe pse gjatësia është rritur 100 vjetët e fundit, studimi tregoi se burrat holandezë të lindur në vitin 2001 ishin 1 centimetër më të shkurtër se homologët e tyre të 1980-ës. Për gratë, ndryshimi ishte më i theksuar me një ndryshim prej 1.4 centimetra.

Brezi i vitit 1980 mund të ketë qenë më i gjati ndonjëherë, duke përfituar nga një rritje e madhe në gjatësi.
Burrat holandezë të lindur në vitin 1980 ishin në një gjatësi mesatare prej 183.9 centimetrave, dhe ishin 8.3 centimetra më të gjatë se ata të lindur në vitin 1930.
Gratë e lindura në vitin 1980 ishin gjithashtu më të gjata me 170.7 centimetra, krahasuar me 165.4 centimetra me ato të lindura në vitin 1930.