U rrëmbye nga ish-i fejuari në Elbasan, vajza kërkoi ndihmë, gazetari i Report Tv njoftoi policinë, shpëtohet 20-vjeçarja: Ja si ndodhi


Një vajzë është rrëmbyer mesditën e sotme, por fatmirësisht pengmarrja ka zgjatur vetëm pak minuta, pasi ka ndërhyrë policia. Gazetari i Report Tv Aldo Kozarja, pasi ka parë 20-vjeçaren duke hapur derën e pasme të makinës e duke kërkuar ndihmë, ka njoftuar policinë. Gazetari i Report Tv në Elbasan, Aldo Kozarja tregon kronologjinë si ndodhi ngjarja.
“Ndodhesha në rrugën pranë Drejtorisë së Policisë së Elbasanit kur po kalonte një makinë tip BMË dhe një vajzë hapi derën duke kërkuar ndihmë. Në momentin që vajza hapi derën, shpejtësia e makinës u ngadalësua nga shoferi, ndërsa më pas dera u mbyll, ndërsa automjeti rriti shpejtësia duke u larguar. Në këtë moment njoftova menjëherë drejtorin e Policisë së Elbasanit Altin Qato, ndërsa vetëm pak minuta më pas makina u ndalua te Universiteti Aleksandër Xhuvani’- u shpreh gazetari i Report Tv, Kozarja.
I riu që mori me forcë në makinë ish-të fejuarën, pasi ishin ndarë, është ndaluar së bashku me tre personat e tjerë që e shoqëronin, ndërsa Report Tv sjell pamjet e makinës tip BMË targë AA 855 BE ku u mor me forca vajza dhe të drejtuesit. Ndërkohë që vajza rreth moshës 20-vjeç është dërguar në spitalin e Elbasanit për trajtim, pas tronditjes që pësoi nga rrëmbimi me dhunë.

Baby Boo