U refuzua nga FSK për shkak të shamisë, vajza vendos që…


U refuzua nga FSK për shkak të shamisë, zgjedh që ëndrrën e saj ta realizojë sadopak në ditën më të veçantë të jetës së saj

Kosovare Ramadani është kandidatja e cila në vitin 2019 aplikoi të bëhej pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, por që e njëjta u refuzua pë shkak të mbulesës edhe pse në testin e njohurive të përgjithshme kishte kaluar 65 për qind dhe në testim fizik 90 për qind.

E për ta realizuar sadopak ëndrrën e saj të kahmotshme ajo vendosi që së paku këtë ndjenjë ta përjetoj në ditën më të veçantë të jetës së saj, në ditën e martesës.

Për këtë, bashkë me bashkëshortin e saj Albinin vendosën që në vend të vellos me rastin e ceremonisë së martesës të veshin uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ceremoninë e martesës së tyre e realizuan në Kompleksin Memorial Adem Jashari.

Baby Boo