Kush është zv/ministri i ri i Transportit, Bekim Rexhepi


Bashkimi Demokratik për integrim në qeverinë Zaev 2 përveç gjashtë minstrave ka marë edhe 5 poste të zëvendësministrave, dhe atë në MPB,në mbrojtje,transport,shendetësi dhe drejtësi.Por kush është zv/ministry i ri i transportit, Bekim Rexhepi. Ai është një kuadër i dëshmuar si profesionist në sferën ku ka vepruar ,ai vjen nga dega e Sarajit dhe është antëraë i këshillit mbykëqirës në këtë degë.

Zëvendës ministri i ri i Transportit ka përfunduar studimet në Univerziteti “Аmerican College”Shkup – Fakullteti Juridik, drejtimi i jurisprudencës,

Bekim Rexhepi që nga viti 2008 ka bartur poste të rëndësishme si në nivel local, në atë qendrorë,ashtu edhe në atë civil. Karierën e tij profesionale e ka filluar në vitin 2005-2006 si këshilltarë për ndihmë juridike në proektin për të Drejtat e njeriut finansuar nga OSBE-ja, nga viti 2007 deri në 2008 është zgjedhur këshilltarë komunal në komunën e Sarajit dhe më pas shef I stafit në kabinetin e Drejtori të Fondit Pensional të Maqedonisë. Në vitin 2009 emërohet drejtor egzekutiv në shoqërinë aksionare “Еnergjetika”-Shkup.

Në vitin 2010, Rexhepi emërohet zv/drejtor në burgun e Indrizovës, ndërsa në vitin 2012 zgjidhet anëtarë i këshillit më të larëtë Gjyqësorë, Këshillit Gjyqësorë Republikan pozikion të cilin e mban deri në dhjetor të vitit 2018. Gjatë kësaj periudhe Rexhepi ka dhën një kontribut të jashtëzakonshëm në reforminin e drejtësisë si dhe në përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqipëtarëve në gjyqësorë. Në këtë periudhë është bërë edhe përfaqësimi më i madh i shqiptarëve në gjykatat e vendit duke filluar nga administrate gjyqësore deri në gjykatën Supreme.

Zv/ministri i ri i Transportit,përveç angazhimit profesional ka qenë pjesëmarës edhe në një numër të madh të trajnimeve dhe konferencave ndërkombëtare, në vitin 2017 ka qenë pjesë e projektit për lidership. Në organizim të ambasadës së SHBA-ve në Shkup ai ka qëndruar në një vizitë dy javore në SHBA “International Visitor Leadership Program”.

Gjatë periudhës 2004-2005, Rexhepi ka marë pjesë në trajnime të ndryshme të organizuara nga NDI dhe NDC, ndërsa në vitin 2001 në bazë të këtyre projekteve ka qenë praktikant në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

Baby Boo