U prezantuan shkaqet për vdekjen e Sazdovskit


Lëndime të përgjakshme në kokë, më saktë në anën e majtë të fytyrës dhe në pjesën e kafkës, dëmtim të trurit dhe gjakderdhje në pjesën e gjoksit, tregon gjetja e autopsisë e kryer ndaj Nikolla Sazdovskit, për të cilin sot para gjykatës dëshmoi eksperti, doktor Zlatko Jaqoski nga Mjekësia ligjore.

“Këto lëndime ndaj Nikollës janë shkaktuar me forcë dinamike. Kualifikimi është i lëndim i rëndë trupor me rrezik për jetë i cili përfundoi me vdekje. Lëndimet janë shkaktuar me grusht ose goditje me këmbë”, sqaroi Jaqoski.

Tha se gjatë autopsisë janë konstatuar edhe tre lëndime. Njëri është në pjesën e gjoksit na anën e djathtë dhe nën shpinë dhe në ijën e majtë. Jaqoski tha se lëndimet tjera të cilat nuk janë në pjesën e kokës nuk janë të rëndësishme në rezultatin e vdekjes, ato janë lëndime të lehta trupore.

Në pyetje të prokurorit nëse ndonjëri prej lëndimeve mund të ishte shkaktuar nga rrëzimi dhe goditja në ndonjë objekt, eksperti tha se të gjitha lëndimet janë nga goditjet, ndërsa po të kishte pasur rrëzim ose goditje nga ndonjë objekt do të vërenin lëndime në lëkurë dhe trup të cilat tek Nikolla nuk janë vërejtur.

Rasti për vrasjen e Nikolla Sazdovskit (19) për çka akuzohen Besir Bela dhe Skender Demiri dhe edhe një person i cili është në arrati, gjendet në procedurë dëshmuese, ndërsa në seancën e sotme duhet të merren në pyetje tre ekspertë.

Në seancën e fundit njëri prej dëshmitarëve në sallën gjyqësore i njohu Belën dhe Demirin, të cilët sipas aktakuzës së bashku me J. L (91), i cili është në arrati, më 29 qershor të këtij viti, në mënyrë mizore e kanë rrahur Sazdovskin në stacionin e autobusit para fabrikës “Alkaloid” në bulevardin “Aleksandar Makedonski” në Autokomandë.

Dy nga sulmuesit, Besir Bela dhe Skender Demiri, janë në paraburgim në burgun “Shkupi” në Shutkë, ndërsa për të dyshuarin e tretë, i cili ende është i pa qasshëm për organet e ndjekjes është shpallur urdhër arrest vendor dhe ndërkombëtar./koha

Baby Boo