U përgj*ak dasma mes kushërinjëve, dalin motiver!


Mbrëmjen e së dielës Policia e Tiranës bëri me dije se në Bathore kishte ndodhur një sherr masiv mes kushërinjve. Nga ajo që u mësua pak çaste pas ngjarjes, u bë me dije se tre persona kishin përfunduar në spital, ndërkohë që autori i ngjarjes ishte shoqëruar në Komisariatin e Kamzës për të dhënë sqarimet e duhura në lidhje me atë rast të paprecedentë.

Policia në njoftimin e saj saktësoi se mes të plagosurve ishte edhe një fëmijë, ndërkohë që sherri kishte ndodhur në një dasmë, ku palët ishin bashkë në të njëjtin ambient. Autori sipas të dhënave të Policisë është mbajtur në pranga deri ditën e sotme kur do të dalë edhe para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurimit personal, ndërkohë që të plagosurit kanë marrë plagë jo serioze dhe ndodhen në ambientet e Spitalit të Traumës në gjendje stabiliteti shëndetësor. Policia bëri me dije se plagosja ka ndodhur me mjet prerës, thikë, ndërsa ditën e djeshme është dokumentuar edhe dëshmia e autorit të ngjarjes.

HETIMET

Një ditë pas konfliktit me thika ndërmjet kushërinjve që ndodhi në Bathore, është zbardhur edhe dëshmia e personave të përfshirë në këtë sherr, ku mbetën të plagosur 4 persona. Gjithçka mësohet se ka nisur për një borxhi që i plagosuri i kanë pasur autorit të ngjarjes Fatjon Luca. Ky i fundit i ka thënë hetuesve se 500 eurot që ia kishte dhënë Hafuz Trocit nuk i kishte marrë pas.

Sipas tij, ia kishte kërkuar disa herë por borxhliu nuk ia ka dhënë paratë. Konflikti i së dielës mbrëma ka nisur pasi autori dhe personat e tjerë kanë qenë në një dasmë. Në përfundim të ceremonisë Luca është afruar dhe në mënyrë direkte e ka qëlluar në gjoks Hafuz Trocin. Pas incidentit, janë përfshirë edhe persona të tjerë familjarë të Trocit dhe Lucës, të cilët kanë nisur të qëllojnë njëri-tjetrin me grushte, çfarë ka sjellë dëmtimin e tyre.

Baby Boo