U martua për burrin 21 vite më i vjetër por çfarë e bën interesante këtë çift!?


Katt në shkollën e mesme filloi të prezantohet si mace, barte vesh mace, e më vonë shtoi edhe bishtin dhe qaforen në fyt. Katt Lyons u bë e famshme në rrjetet sociale, kur publikisht pranoi të mos identifikohet jo vetëm si grua por edhe si mace.
Kjo 33-vjeçare pretendon sesi krahasimi me mace, e ka bërë të ndihet rehat në lëkurën e saj, e ky “rol” e ka afruar më shumë me bashkëshortin që e ka 21 vjet më të vjetër.

Katt dhe Rob u martuan në tetor, e tërë festa ishte e pazakontë. Ajo barte vesh mace e ai qafore, që të dy thonë se nuk u pengojnë komentet dhe vështrimet që u jep masa kur paraqiten në rrugë.
Përveç se i pëlqen të jetë mace gjatë ditës, Katt thotë se këtë rol nuk e harron as në dhomën e gjumit, e bashkëshorti i saj nuk ka asgjë kundër kësaj.
“Kam dashur të provoj diçka të re. Por, më pëlqen të jem i nënshtruar siç dëshiron edhe Katt, por nganjëherë kjo ka avantazhet e veta”, thotë Rob.

Ajo qysh në shkollën e mesme filloi të prezantohet si mace, kështu filloi të bartë edhe vesh të maces. Qaforen, bishtin dhe dekoret tjera i shtoi më vonë, pasi bashkëmoshatarët e keqtrajtonin – kështu nuk dëshironte të tërhiqte vëmendjen e tjerëve.
“Më në fund mund të jem çfarë dua, të ngjitem ku dua, të pi, barti bishtin dhe qaforen. Askush nuk më thotë që nuk jam mirë”, shtoi ajo.

Baby Boo