Pasi e rrëmbejnë arrin t’iu ikë nga vetura, arrestohet njëri nga të …


Disa të dyshuar e kanë marr me forcë një person me një veturë dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 21:50 në rrugën “Hamzë Jashari”, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se më pas viktima ka arritur që të ikë nga vetura e të dyshuarve.

“Fillimisht është raportuar se disa të dyshuar me një veturë me targa vendore, me forcë e kanë marrë viktimën mashkull kosovar dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Më pas viktima ka arritur që të ikë nga vetura e të dyshuarve”, thuhet në raport.

Baby Boo