“U desh denoncimi i horrit dhe akuza e derrave që përdhunuesi të arrestohet”


“Po me ata që dhe këto ditë vazhdojnë të kërcënojnë viktimat dhe sulmojnë denoncuesit e krimit, duke filluar nga kryehorri çfarë do bëhet?”.

Kjo është pyetja që shtron Edi Paloka pas arrestimit të djalit të deputetit Rexhep Rraja të akuzuar për përndjekje dhe dhunimin e një vajzë 25-vjeçare.

Në një reagim në “Facebook”, Paloka thotë se u desh denoncimi i një “horri” që një përdhunues të arresohet, ndërsa shton se asgjë nuk do të ndodhë nëse nuk i hedhim në plehra.

“U desh denoncimi i “horrit” nënkomisar policie, akuzat e “derrave” të opozitës dhe protesta e paralajmëruar për të hënën që një përdhunues i “rilindjes” të arrestohet.

Po me ata që penguan drejtësinë deri më sot çdo të bëhet?

Po me ata që dhe këto ditë vazhdojnë të kërcënojnë viktimat dhe sulmojnë denoncuesit e krimit, duke filluar nga kryehorri?

Asgjë nuk do të ndodhë nëse nuk i hedhim në plehra, atje ku e kanë vendin…”, shkruan Paloka.

/b.d

Baby Boo