Punonjësit e bastoreve dhe kazinove protestojnë në Shkup, mbi 10 mij veta mund të mbeten në rrugë


Shoqata e basteve sportive të Maqedonisë (ASOM) dhe Shoqata e organizatorëve të lojërave të fatit në klubet dhe kazinotë e lojërave të fatit (APIS) sot do të mbajnë protestë para Kuvendit.

Gjatë takimit është paralajmëruar mbyllja e rrugës “11 Tetori” përballë Kuvendit dhe pritet prania e një numri të madh punonjësish nga sektori i lojërave të fatit.

Me rastin është seanca e paraparë e Komisionit për Çështje Evropiane, ku në rend dite është shqyrtimi i dytë i Propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse. Projektligji, sipas konkluzionit të shqyrtimit të parë të seancës së mbajtur më 27.12.2023, u votua i pranueshëm, kështu që sot është në shqyrtim të mëtutjeshëm, pra të dytë, që është një hap para miratimit përfundimtar në seancë plenare në Parlamenti.

Kjo, sipas ASOM dhe APIS, çon në shuarjen e plotë të një dege biznesi legal dhe lënien e më shumë se 10,000 punonjësve në rrugë.

Me propozimligjin e ri largohen bastoret dhe kazinot 500 metra nga fëmijët tanë dhe shkollat, mbrohen dhe ndalohen të miturit nga përfshirja në lojërat e fatit, rrit të ardhurat në buxhet, nëpërmjet rritjes së tatimeve dhe çmimit të licencave, me të cilat ndihmohen kultura, sporti, mediat.

Me Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese gjithashtu propozohet kufizimi i hapësirave në të cilat organizohen lojërat elektronike të fatit, përkatësisht të mund të organizohen vetëm në hapësira të lojërave të posaçme të fatit për të cilat kanë marrë pajtueshmëri nga Ministria e Financave.

Baby Boo