“U çova prej gjumit me t’kallxu çfarë idioti je o pis”, Gania vazhdon përplasjen me Lumbardhin


Dy banorët e Big Brother VIP Kosova, Gania dhe Lumbardhi kanë pasur diskutime të ashpra.

Lumbardhi i ka thënë Ganisë se është njeri pa karakter dhe se i ndryshon shpejt fjalët.

“Ti ishe pisi më i madh që ekziston, ti ishte njeri që po t’i ndryshojshe fjalët në sekond, ti ishe njeri pa karakter”, i ka thënë Lumbardhi, Ganisë.

Ndërkaq, me ofendime ka vazhduar edhe Gania, duke e quajtur Lumbardhin njeri pa moral.

“U çova prej gjumit me t’kallxu çfarë idioti je o pis, o njeri pa moral”, u shpreh më tutje Gania.

Debati i ashpër mes dyshes kishte filluar mbrëmë vonë.

Ganiu dyshohet se ka qenë edhe në gjendje të dehur, teksa i fliste Lumbardhit me tone të padëgjuara ndonjëherë në një format të tillë, gjatë një momenti godet me sa forcë që kishte tavolinën që ndodhej aty, kështu duke tmerruar Lumbardhin, Kaderin, Azemin e të tjerët që ishin pranë.

Ishte Lumbardhi i cili e ftoi Ganiun për një diskutim, ku teksa Ganiu i shpjegohet në gjendjen e lartë-cekur i thotë “mos m’hi në jetë teme. Mos m’u përzi në jetë, kqyrëm në sy, mos m’ndërhy në jetë. Nuk e din çka më ka ndodh, mos ma përmend jetën tem”, moment ky edhe ku godet tavolinën.

Baby Boo