Petrovska: Ushtria e Maqedonisë është gjithmonë e gatshme t’u përgjigjet sfidave


Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në TV Telma u shpreh se gjendja e sigurisë në Maqedoni është stabile dhe se institucionet ndërmarrin masa që garantojnë siguri, kurse me anëtarësimin e NATO-s, tani vendi është pjesë e sigurisë kolektive të aleancës.

“Anëtarësimi në NATO ka përfitimet e saj. Një nga përfitimet është siguria kolektive dhe kuptohem se kemi edhe detyrime si vend anëtar në NATO, por deri në këtë moment ne nuk kemi detyrime të posaçme, por jemi pjesë e marrjes së vendimeve në aleancë”, tha Petrovska.

Ajo tha se nuk ka nevojë të ketë gatishmëri ushtarake të armatës për shkak se armata gjithmonë ka qenë e gatshme t’u përgjigjet sfidave.

“Nuk ka nevojë të niset gatishmëria ushtarake e ushtrisë, por ajo që duhet ta dinë të gjithë, posaçërisht skeptikët është se Ushtria e Maqedonisë gjithmonë është e gatshme”, tha Petrovska.

Baby Boo