“U bënë 24 ditëlindje që nuk i festuam bashkë”, bashkëshortja e heroit Agim Ramadani e përkujton për ditëlindje


Dita e sotme shënon 54-vjetorin e heorit të kombit, Agim Ramadani.

Në këtë ditë, padyshim nuk kishte se si të mungonte një urim kujtimi nga bashkëshortja e tij, Shukrija.
Përmes një shkrimi në Facebok, ajo ka shkruar se tanimë janë bërë 24 ditëlindje që nuk i festojnë bashkë.

“Vitet po ikin,më shpejtë se akrepat e orës, dhembja njejt dhembë quditërisht! U bënë 24 ditëlindje që nuk i festuam bashkë, e çdo vit ti sjellë lulet nga kopshti që si ndjeu hapat tu kaq gjatë e as hijen tënde se pa këtej pari!Lulet më veniten në dorë,bashkë me buzëqeshjen time të vrarë e sytë e hareshëm të nxënësve ,më japin jetë, dashuri e shpresë! Zërat e zhurmshëm më tregojnë se liria nuk është ndryshe,por si buzëqeshja e kêtyre fëmijëve që sot festojnë ditën e shkollës me emrin tënd! Hareja tyre më bëhet ylber që lidhë kohët e shekujt në kërkim lirie! Sa ngjyra të bukura ka buzëqeshja e këtyre fëmijëve Agimi jem,sa shpresa e dashuri rriten mbi gjakun tënd e të mijëra trimave si ti,Gëzuar ditëlindjen heroi im!”, ka shkruar bashkëshortja Shukrija.

Baby Boo