U arrestua nëna që keqtrajtoi vajzën e saj 7 vjeçare!

Gruaja 25-vjeçare u arrestua pasi u filmua duke keqtrajtuar vajzën e saj 7-vjeçare, në qytetin e Montes Carlos. Pamjet u regjistruan nga ish burri i saj i cili u arrestua gjithashtu.

Baby Boo

Në video, gruaja shfaqet shumë agresive dhe e vë në pyetje vajzën e saj për diçka që ka marre pa lejen e saj. Fëmija nuk pranon të përgjigjet ku si pasojë e ëma e sulmon barbarisht!
E ëma e dhunshme u arsyetua para policisë se vajza kishte gjetur një prezervativ dhe ka refuzuar që ta lëshojë nga dora!

Sipas policisë, videoja është regjistruar rreth orës 12 pasdite këtë të hënë (13) nga ish burri i saj i cili dëshiroi t’i përdorë imazhet për t’i bërë presion gruas për t’a rifilluar marrëdhënien. Të dy u divorcuan një vit më parë.