Për herë të parë në histori, një parti shqiptare në koalicion parazgjedhor me një parti maqedonase


Ashtu siç u paralajmërua më herët, është nënshkruar marrëveshja në mes Lëvizjes Besa dhe LSDM-së, në këto momente po mbahet një takim solemn në një hapësirë publike ku prezent janë figurat dhe simpatizantët e dy partive.

“Koalicioni parazgjedhorë me partnerit tone shqiptare Lëvizjen Besa, është kaolicon historik. Ky koalicion do të jetë koalicioni më i madh më i fuqishëm dhe fitimtar. Andaj është fitues dhe këtu nuk ka dilema. Ne jemi të siguritë për fitoren tonë më 12 prill dhe kjo është e qarte. Që sot dite se ky koalicion do të sigurojë shumicë serioze për krijimin e shumicës. Kjo është e qartë edhe për ne edhe për oponentë tonë. Të gjithë të tjerët që duan t’i bashkëngjiten këtij koalicioni fitimtar janë të mirëseardhur”, theksoi Zaev në fjalimin e tij para të pranishmëve.

Me këtë marrëveshje, Besa dhe LSDM do të shkojnë së bashku në zgjedhje si koalicion ku do të garojnë së paku në katër njësi zgjedhore me një listë.

Detajet e marrëveshjes do të bëhen të ditura së shpejti.

Baby Boo