Twitter dhe Facebook ia bllokojn llogarit Trumpit për 12 orë

WASHINGTON, DC - JANUARY 06: President Donald Trump speaks at the "Stop The Steal" Rally on January 06, 2021 in Washington, DC. Trump supporters gathered in the nation's capital today to protest the ratification of President-elect Joe Biden's Electoral College victory over President Trump in the 2020 election. (Photo by Tasos Katopodis/Getty Images)

Mediat sociale, Twitter dhe Facebook, kanë pezulluar për 12 orë llogarinë e presidentit Donald Trump. Kjo vjen pas trazirave që ndodhën në Capitol Hill të SHBA-së, ku si pasojë humbën jetën 4 persona.

Sipas medias sociale, Trump ka bërë “shkelje të përsëritura dhe të rënda të politikës sonë të Integritetit Civil në tre postime të tij”.
“Si rezultat i situatës së paparë dhe dhu nës së vazhdueshme në Uashington, kemi kërkuar heqjen e tre postimeve nga [llogaria] @realDonaldTrump – të cilat janë bërë gjatë ditës së sotme – për shkak të shkeljeve të përsëritura dhe të rënda të politikës sonë të Integritetit Civil”, tha platforma sociale.

Gjithashtu Twitter ka paralajmëruar se nëse Trump nuk fshin këto tre postime problematike, atëherë llogaria e tij do të mbyllet përfundimisht.
Po ashtu, edhe Facebook ka bërë të ditur se do të ndalojë postimet nga faqja e presidentit Donald Trump.

Baby Boo