BDI reagon për zhvillimet në M-NAV: Incidenti po tentohet të na vishet padrejtësishtë, mosmarrëveshja është mes kolegëve


Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar pas zhvillimeve në M-NAV. Ata thonë se me vedosshmëri dënojnë çdo forme të dhunës.
“Siguria e të gjithë qytetarëve është thelbësore për ne. Ngjarjet në M-NAV janë shqetësuese dhe trajtohen nga institucionet e shtetit me seriozitetin më të madh.
Institucionet e hetuesisë duhet të zbardhin rastin me vendosshmëri.
Incidenti që tentohet ti mvishet padrejtësisht BDI-së, është rezultat i marrëdhënieve të cënuara dhe rënduara midis kolegëve në një mjedis pune dhe nuk ka asnjë lidhje të vetme me çështje politike e aq më pak me BDI-në.
Bëhet fjalë për mosmarrëveshje midis kolegëve dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të përfshihen padrejtësisht politikat e partisë.
Dënojmë tendencën për të përfshirë partinë në vazhdimësi çdo çështje private ditore.
Bashkimi Demokratik për Integrim përsërit qëndrimin për sundimin e ligjit dhe që asnjë nuk është mbi ligjin, por edhe kundërshton gjykimin nga publiku dhe presionin publik mbi institucionet”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Baby Boo