Turqia shkon në zgjedhje më 14 maj, më të vështirat për Erdogan


Presidenti turk Erdogan, i cili po kërkon të zgjasë dy dekadat e tij në pushtet, ka caktuar zyrtarisht se zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vendit do të zhvillohen 14 maj. Erdogan tha se zgjedhjet do të mbahen më herët sesa 18 qershori, pasi kjo periudhë përkon me zhvillimin e testeve pranuese në universitete, pushimet e verës dhe pelegrinazhit të Haxhit.

Zgjedhjet janë më domethënëset pasi do të përcaktojnë nëse vendi do të marrë një rrugë më demokratike apo do të vazhdojë në kursin gjithnjë e më autoritar të Erdogan.

69-vjecari ka qeverisur Turqinë që nga viti 2003, fillimisht si kryeministër dhe më pas si president që nga viti 2014. Por zgjedhjet e këtij viti mund të jenë më sfidueset e tij.

Gjashtë partitë opozitare, u bashkuan dhe kanë gati kandidatin e tyre. Ai është Kemal Kilicdaroglu, 74-vjeçari lider i Partisë Popullore Republikane i cili do të jetë përballë Erdogan në garën për president.

Qytetarët po përballen me krizën ekonomike por edhe pasojat e e tërmetit që vrau më shumë se 46,000 njerëz dhe la qindra mijëra të tjerë të pastrehë. Shumë e kanë kritikuar reagimin e qeverisë dhe e akuzojnë për dështim./euronews.al/

Baby Boo