Turqia nuk i nostrifikon diplomat e UNS-së


Turqia, tashmë tre vjet, nuk i njeh diplomat e Universitetit Ndërkombëtar të Strugës dhe Universitetit Evropian në Shkup. Në një dokument të siguruar nga Alsat thuhet se Instituti për Arsim të Lartë në Turqi në vitin 2015 ka sjellë vendim që diplomat e këtyre dy universiteteve të Maqedonisë dhe një universiteti në Boshnjë, nuk do të nostrifikohen.

Në sqarimin e institutit turk thuhet se në Maqedoni ka shumë studentë nga Turqia të cilët kur kthehen në vendin e tyre deklarojnë se këto universitete janë “pus parashë” ku bëhen keqpërdorime si dhe nuk merret edukimi i mjaftueshëm.

Mirëpo pjesa më e madhe e studentëve në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës vinë nga Shqipëria. Në të kanë doktoruar disa personalitete të fushës politike shqiptare si dhe të afërmit e tyre. Vite më parë, inspektorati i Arsimit ka marrë një vendim me të cilin urdhëron:

 Inspektorati i Arsimit

UNS-ja të mbajë dosje të plota të studentëve që vinë nga jashtë dhe që janë regjistruar pa vendim për nostrifikim nga Ministria e Arsimit për përfundimin e arsimit të mesëm,

Të sigurojë ekuivalencë për pranim të kualifikimit të arsimit të lartë,

UNS-ja të asgjësojë diplomat e dhëna pa nostrifikim dhe ekuivalencë të cilat janë të kundër-ligjshme dhe jovalide.

Një ditë më parë Alsat njoftoi se Sektori për arsim të lartë brenda MASH-it, siç mësohet joyzrtarisht, bazuar në pyetjet tona, ka përgatitur një raport, për ministrin e Arsimit Arbër Ademi në të cilin ai njoftohet se doktoraturat e kandidatëve të regjistruar në tre vitet e fundit në UNS, duhet të shpallen të pavlefshme. Kjo për shkak se pas vitit 2015, universiteti nuk posedon leje për punë për ciklin e tretë të studimeve. Ademi për Alsat premtoi analizë të detajuar të punës së UNS-së dhe institucioneve të tjera të arsimit të lartë dhe një vendim konkret për një periudhë të shkurtër kohore.

 

Baby Boo