Sipas Ministrisë së Brendshme, dje në ora 17:50 në pikën kufitare “Shën Apostull Pali”- Ohër, në daljen të Republikës së Maqedonisë është paraqitur personi G.D. (28) nga Napoli – Itali, me letërnjoftim italian për të cilin është konstatuar se është i falsifikuar.
Pas kontrollimit të bagazhit të tij, është gjetur një letërnjoftim shqiptar me emër K.G.(26) nga Tirana, Shqipëri.
Personi është privuar nga liria dhe kundër tij është ngritur aktakuzë penale për veprën “falsifikim të dokumentit dhe mashtrim”.