Turqia nis tërheqjen e anijeve luf*tarake nga Egjeu


Duket se Turqia ka vendosur të ndryshojë pozicionin e saj në Egje përkundër retorikës së Recep Tayyip Erdoğan.
Nga mediat greke të cilat u referohen burimeve të forcave ushtarake greke raportohet se anijet luf*tarake turke janë larguar nga Egjeu çka konsiderohet si një shenjë e de-përshkallëzimit të tensionit të krijuar pas lëshimit të NAVTEX turke që push*toi një zonë në juglindje të Kastelorizo brenda raftit kontinental Grek në mënyrë që Oruc Reis të syn*onte hidrokarburet. E ankoruar në brigjet e Antalia mbetet Oruc Reis i cila nuk ka lundruar në zonën që Ankaraja u përpoq të bllokonte.

Sidoqoftë flota greke mbetet në vend duke monitoruar lëvizjet e anijeve turke.
Më herët Recep Tayyip Erdoğan lëshoi kërc*ënime në të gjitha drejtimet.
“Ose dilni në fushë ose nëse nuk keni një qëllim të tillë filloni negociatat sa më shpejt të jetë e mundur ” tha Erdogan duke theksuar se “ne nuk kemi aspirata për tokë det dhe burime natyrore por ne nuk lejojmë askënd të cë*nojë interesat dhe të drejtat tona “.

Baby Boo