Turqia dërgon anijet me zjarr të vërtetë në Egjeun Lindor, pritet lëvizja Trump-Merkel


Turqia nuk tërhiqet nga Egjeu Lindor pavarësisht ndërhyrjes europiane për të gjetur një gjuhë të përbashkët me Greqinë duke shmangur kështu një luftë të mundshme.

Mediat turke raportojnë mëngjesin e sotëm se marina e Turqisë ka publikuar një NAVTEX duke njoftuar se do të kryejnë stërvitje me zjarr të vërtetë në Egjeun Lindor gjatë datave 1 dhe 2 shtator.
Në këtë mënyrë, Turqia zgjat për disa ditë prezencën në zonën e kontestuar mes dy shteteve duke mbështetur gjithashtu edhe anijet kërkimore turke në zonë.

Turqia dhe Greqia janë në një përballje të ashpër në lidhje me ujërat territoriale rreth ishujve të vegjël përballë Turqisë.
“Protothema” shkruan sot se nesër do të ketë një telefonatë mes kancelares Merkel dhe presidentit Trump në lidhje me rrezikun e një lufte reale mes Greqisë dhe Turqisë.

Baby Boo