Turp të hidhen kështu emri i Zotit dhe i pejgamberit Muhamed a.s


Fotografi me emrin e Zotit dhe atë të Muhamedit a.s, janë parë në mesin e mbeturinave, në një hapësirë në fshatin Negotinë të komunës së Vrapçishtit.

Qytetari që i ka derguar fotografitë nga kjo pamje e shemtuar, ka apeluar që të bëhet kujdes me gjerat e shenjta.

”Ju lutem TV2, bëni publike këto fotografi dhe apeloni që të mos hidhen gjëra me përmbajtje të shenjtë. Emri i Zotit dhe ai i Muhamedit a.s të hedhura në këtë mënyrë, turp. Jam detyru të ndalem t’ua nxjerr kornizat dhe t’i djeg fotografitë”,shkruan qytetari.

Baby Boo