30 vjeçarja nga Prishtina e raporton në Polici vjehrrën për kanosje


Një grua në Prishtinë ka raportuar në Polici vjehrrën e saj për dhunë në familje.

Siç merr vesh gazeta online Reporteri.net 30 vjeçarja ka deklaruar në Polici se vjehrra e saj 59 vjeçare me të cilën ka pasur një mosmarrëveshje verbale, e ka ofenduar dhe kanosur.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 19:00.

Palët janë intervistuar, e për rastin është njoftuar Prokurorja kujdestare për dhunë në familje, e cila ka udhëzuar që rasti të iniciohet e ne procedurë të rregullt të i referohet hetimeve.

Baby Boo