Turistët e huaj në Ohër e Strugë, në gusht

Turistët e parë të huaj në Ohër dhe Strugë mund të priten vetëm në fillim të gushtit, thonë nga Agjencia për Mbështetje dhe Promovim të Turizmit. Por edhe kjo mbetet me pikëpyetje sepse për momentin gjithçka varet nga zhvillimi i situatës me virusin. Nga Agjencia thonë se vetëm për muajin prill, rënia e turizmit në vend është 40%. Shumë prej fluturimeve “çarter” të planifikuar për këtë sezon janë anuluar. Këto ishin fluturime direkte për në Ohër nga Belgjika, Bullgaria, Polonia, Sllovenia dhe tre herë në javë fluturim Bursa – Ohër.

Baby Boo

“Ne jemi në kontakt aktiv me disa operatorë turistikë nga Holanda dhe Polonia, të cilët ende kanë shpresë se mund të dërgojnë “çarter”. Sigurisht, gjithçka varet nga të gjitha zhvillimet në BE me protokolle të caktuara. Me zbatimin e të gjitha masave dhe protokolleve, unë jam optimist që në Ohër, përveç atyre vendas, do të kemi një numër më të madh të turistëve rajonalë ”- deklaroi Ljupço Janevski -drejtor i Agjencisë për Turizëm 4.25/5.10.

Nga Agjencia presin që kapacitete e hoteleve t’i përshtasin çmimet e rezervimeve të tyre sipas xhepit të qytetarëve në vend. Sipas planit, hotelet duhet të fillojnë me punë të hënën pasi kanë marrë protokollet e rrepta shëndetësore për parandalimin e shpërndarjes së virusit korona.

Restorant Lumare