Tuntev: Vendi nuk ka zgjidhje tjetër pos Evropës


Sot në Kuvendin e Maqedonisë është duke u mbajtur diskutimi për të çuar vendin në referendum për çështjen e emrit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në emër të deputetëve që e kanë propozuar këtë referendum ka folur Tomislav Tuntev, deputet i LSDM-së.

“Sot shkruajmë histori të gjithë, ne sot shtëpinë tonë e barazojmë me fuqitë evropiane. Proceset pas këtij momenti, janë demokratike pasi qytetarët do ta kenë në dorë. E di se ky vendim nuk është i lehtë, e di se mund të ketë dhimbje por besoni se ne nuk kemi zgjidhje tjetër, përveç institucioneve evropiane” tha Tuntev mes tjerash nga foltorja e Kuvendit të Maqedonisë.

Tuntev foli në emër të 69 deputetëve që propozuan këtë seancë për referendum

Baby Boo