Tuna dhe Bardhi së shpejti me një super bashkëpunim


Tuna është një prej yjeve të showbizz-it të cilës ja ndjejmë mungesën në tregun muzikor. Këngëtarja e cila ka sjellë disa prej hiteve me të cilat kemi kërcyer e kënduar prej kohësh nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.

Së fundmi Tuna në Instagramin e saj hodhi dyshime për një bashkëpunim me reperin e njohur Bardhi. Në video shfaqet Bardhi në një studio muzikore në të cilën Tuna shkruan: “Hommie tu e myt lojën”, video që Tuna e fshiu pak kohë më pas, e fansat nuk nguruan aspak dhe filluan të dyshojnë për një bashkëpunim të mundshëm midis dyshes, përcjell Pa Censurë.

Ndryshe Tuna këtë periudhë ka njoftuar për shumë bashkëpunime muzikore e në të cilët nuk përjashtohet mundësia bashkëpunimi me Bardhin.

Baby Boo