A do të sigurohet kuorum apo deputetë me skafanderë të shkojnë në Kuvend?

Sot do të bëhet edhe një përpjekje për të zhbllokuar Kuvendin dhe dy seancat plenare, atë të 32 dhe 36-të me radhë.
Me fillim prej ora 14, kryeparlamentari Talat Xhaferi e ka caktuar seancën e 32 me radhë, ndërkaq pas përfundimit të saj, do të vazhdojnë punimet për seancën e 36-të me radhë në rend dite të së cilës janë tre ligjet për pakon e 5 të masave ekonomike.

Baby Boo

Por, shumica parlamentare dje bëri të ditur, se në rast se mungon kuorumi, do të sjellin me skafanderë deputetët e shumicës të cilët janë në izolim për shkak se janë të infektuar me Covid-19.
Nga ana tjetër, opozitarja VMRO-DPMNE ka njoftuar, se do të marrin pjesë vetëm në seancën e 36-të, ndërkaq në atë të 32-të jo.

Ditën e enjte kishte një përpjekje të dështuar, për shkak se edhe pse u shter diskutimi për pikat e rendit të ditës së seancës së 32-të, nuk u miratuan të njëjtat, për shkak se nuk pati kuorum. Si rrjedhojë, seanca e 36-të ku si pika të rendit të ditës janë ligjet për pakon e 5 ekonomike, nuk filloi fare.

Restorant Lumare