Trupi i gazetarit Khashoggi me acid u shndërua në gjendje të lëngshme dhe u hodh në kanalizim


Ekzekutuesit e gazetarit saudit Jamal Khashoggi  i kanë hedhur mbetjet e tij mortore në kanalizimin e ujërave të zeza, pasi paraprakisht e kishin shkatërruar trupin e tij me acid, shkruan gazeta turke “Sabah”.

Gazeta pro-qeveritare turke, pa cituar burime, ka shkruar se testimi i mostrave nga rrjeti i ujërave të zeza nga rezidenca e konsullit saudit në Stamboll kanë mundësuar zbulimin e gjurmëve të acidit.

“Hetuesit vlerësojnë se trupi i një gazetari, i cili kritikoi autoritetet, ishte tretur në acid, dhe kur është kthyer në gjendje të lëngshme është derdhur në kanalizim”, shkruan “Sabah”

Edhe pse fillimisht autoritetet saudite mohuan vrasjen e gazetarit në ambientet e konsullatës saudite në Stamboll, më vonë u njoftua se kjo ka ndodhur në një operacion, i cili nuk ishte miratuar nga Riadi zyrtar.

Autoritetet e Arabisë Saudite ende nuk tregojnë ku gjendet trupi i gazetarit të vrarë, pas kësaj rrodhën spekulimet se ai u shkatërrua.

Të dhënat e vetme zyrtare i ka raportuar prokuroria turke, e cila konfirmoi se Kashoggi është vrarë sapo ka hyrë  në konsullatën saudite dhe më pastaj trupi i tij u copëtua.

Baby Boo