Labinot Azemi vjen me fushatë kundër bullizmit në shkolla, merr përkrahje edhe nga kryetari i Ferizajit Agim Aliu


Labinot Azemi organizator i fushatës kundër bullizmit tashmë, sot ishte i ftuar në rtv21 ku theksoi se në shtator vjen me një projekt të madh duke lobuar fortë në shkollat fillore dhe të mesme.
Kjo fushatë përfshinë psikolog, njerëz të thjeshtë por mbi të gjitha fokusin do ta kenë prindërit që janë pika kyçe për formimin e një karakteri të fortë tek fëmijët e tyre.

Sakaq, Labinoti tregoi se kryetari i komunës së Ferizajit Agim Aliu ishte ai i cili i dha vëmendje dhe mbështetje të madhe për realizimin e këtij projekti të madh, si dhe që ndjehet shumë i lumtur që nga shtatori fillon programin për këtë fushatë./Pa Censurë

Baby Boo