Arrestohen pesë persona në Podujevë, u rrahen mes vete pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion


Pesë persona janë arrestuar në Podujevë, pasi që pas një mosmarrëveshje në komunikacion, janë perleshur mes vete.

Policia raporton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Katër të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, pasi që dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.

“Podujevë / 14.04.2024 – 17:50. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë përfshirë në një përleshje ndërmjet vete. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja që dyshohet se janë të armës AK47. Katër nga të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri prej të dyshuarve që dyshohet se ka shtënë me armë në ajër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Baby Boo