Trump: Kam parë dëshmi që coronavirusi është bërë në laborator në Wuhan


Presidenti amerikan Donald Trump, pretendon se ka parë dëshmi që coronavirusi është bërë në laboratorët e Wuhanit, duke shtuar se ato nuk mund t’i zbulojë.

Siç raporton Sky News, Trump gjatë një konference për gazetarëve të organizuar në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë mbrëmë se nuk mund të tregojë se pse është i bindur që coronavirusi është bërë në Institutin për Virologji në Wuhan të Kinës.

Ndërkaq i pyetur nga gazetarët nëse ka parë diçka që kaq në masë të madhe e ka bindur që virusi është bërë në këtë Institut, Trump është përgjigjur: “Po, kam parë”.

E kur është insistuar nga gazetarët ta dinë se për çfarë bëhet fjalë, ai u tha: “Nuk mund t’ju tregojë. Nuk me lejohet”.

Baby Boo