Presidenti amerikan, Donald Trump, shtroi iftar në Shtëpinë e Bardhë, kjo pasi refuzoi ta bënte këtë vitin e kaluar.
Presidenti Donald Trump shtroi iftarin e parë si president të mërkurën, dukë shënuar thyerjen e agjërimit në iftar me të ftuarit myslimanë.
Trump shtroi iftarin në dhomën shtetërore për drekë, transmeton gazetametro.net
Ai nuk shtroi iftar vitin e kaluar, duke thyer traditën me pararendësit e tij presidentë.
Të ftuar ishin më shumë se 50 persona. Në krye të tavolinës, Trump u ul me ambasadorin saudit, princin Khalid Ben Salman dhe ambasadoren e Jordanisë, Dina Kawar.
Ambasadorët e ftuar ishin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania, Egjipti, Tunizia, Iraku, Arabia Saudite, Katari, Bahreini, Maroko, Algjeria dhe Egjipti.
“Secilit nga ju dhe gjithë myslimanëve në botë: Ramadan Mubarak”, tha Trump.
“Sot, ne jemi falenderues për ripërtërirjen e lidhjeve të miqësisë dhe bashkëpunimit që i kemi ndërtuar me partnerët tanë të vlefshëm nga e gjithë Lindja e Mesme”, tha ai.