Ngjarje e rëndë në fshatin Sallarevë të Tetovës!


Shoferi, banor i fshatit Sallarevë të Tetovës humbi jetën, ndërsa dy bashkëudhëtarë u lënduan rëndë pasi që automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga, është përplasur me një pemë dhe është përmbysur.

Aksidenti ndodhi mbrëmë 10 minuta pas mesnate.

Në aksident humbi jetën 34- vjeçari L.A , i cili e ka drejtuar automjetin “UAZ”, ndërsa u lënduan rëndë SH.A. (37) dhe I.I. (23) të cilët pas trajtimit mjekësor në spitalin e Tetovës u transferuan në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup.

MPB-ja sot njoftoi se aksidenti ndodhi në rrugën lokale fshati Grupçin-Sallarevë në hyrje të fshatit Sallarevë.

Baby Boo