Zaharieva: Derisa nuk marrim garanci juridike, nuk ka fillim të negociatave


Bullgaria më së shumti nga të gjitha vendet fqinje dhe miq të Ballkanit perëndimor donte që Maqedonia e Veriut të hyjë në BE-në, deklaroi kryeministri bullgar Bojko Borisov në mbledhjen e sotme të Qeverisë pasi dje e bllokuan vendin tonë në procesin negociues.

Ai theksoi se janë të gatshëm që t’i vazhdojnë negociatat por se mbeten në kërkesat e tyre. Njëkohësisht në kuvendin e Bullgarisë, me kërkesë të opozitës u dëgjuan edhe ministrja e punëve të jashtme, Ekaterina Zaharieva dhe ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, për veton ndaj Maqedonisë.

“Derisa nuk marrim garanci juridike – nga Shkupi edhe në kontekst të procesit të negociatave me BE, se do të vijë deri te ndryshime të politikës aktuale, ne nuk mundemi të pajtohemi që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare dhe të pajtohemi për fillim të negociatave për anëtarësim të RMV-së. Krahas të gjitha manifestimeve tona të miqësisë, Shkupi nuk e ndryshoi esencën e politikës së saj ndaj Bullgarisë.

Detyrat ndaj vendit tonë mbetën vetëm deklarative, ndërsa Shkupi e vazhdoi politikën për mbështetje të pretendimeve të pabaza të minoriteteve, historike, gjuhësore etj. Kemi listë të gjatë të shembujve ku ata nuk u përmbahen dokumenteve të nënshkruara bilaterale”, u shpreh Ekaterina Zaharieva – Ministre e Punëve të Jashtme e Bullgarisë.

Baby Boo