TRONDITËSE/ Australi, babai shqiptar ther vajzën në makinë


Një ngjarje ahokuese ka tronditur Australinë, pasi një baba shqiptar ka vrarë vajzën e tij 20-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në Adelaide, Australi ku babai i Sabrina Lekajt e ka vrarë me thikë të bijën teksa ndodheshin në makinë. Petrit Lekaj, 49 vjeç u gjet gjithashtu në makinë me plagë në bark.

Mediat e huaja shkruajnë se Sabrina kishte debatuar me të atin, pasi e kishte kaluar mbrëmjen me shoqen e saj në klub. Shoqja e Sabrinës ka thënë për mediat se e reja ishte e shqetësuar pasi i ati do i bërtiste kur të shkonte në shtëpi.

Ajo tregoi se babai i Sabrinës pak ditë më parë e kishte pyetur të bijën nëse kishte të dashur.

“Ajo gjithmonë i vendoste të tjerët para vetes. Ishte shumë ambicioze, dëshironte të gjente kurën për të gjitha sëmundjet në botë”, tha shoqja e Sabrinës e cila studionte për mjekësi.

Baby Boo