Mijëra vizitorë në Kopshtin Zoologjik të Shkupit vetëm për një javë


Kopshti Zoologjik edhe këtë vit është një nga vendet më të frekuentuara në Shkup, ku këtë fundjavë kishim numër rekord vizitash me mbi 14.000 vizitorë. Qyteti i Shkupit dhe IP “Kopshti Zoologjik” në vazhdimësi punojnë në përmirësimin e kushteve të habitateve, ndërsa vizitat rekord janë edhe një inkurajim për vazhdimin e aktiviteteve për vendosjen e standardeve të reja të cilësisë dhe mirëqenies më të madhe të kafshëve.

Këtë fundjavë kishim mbi 14.000 vizita dhe mund të themi me krenari se kjo është fundjava më e vizituar deri më tani. U bëjmë thirrje vizitorëve të Kopshtin Zoologjik për sjellje të ndërgjegjshme, gjë me të cilën të punësuarit do të mund të realizojnë më lehtë detyrat e tyre të punës – edukim, mjedis i pastër, Kopsht Zoologjik i rregulluar dhe përkujdesje e dashuri më e madhe për kafshët.

Baby Boo