Tri opsionet për Malin e Zi pas rënies së qeverisë së Abazoviqit


“Të përballemi sa më shpejt me gjykimin e qytetarëve”, tha Dritan Abazoviq, kryeministër në mandatin teknik, pak para se deputetët e Kuvendit të Malit të Zi të votonin mosbesimin ndaj qeverisë që ai drejton.

Ndonëse mbrëmë u përmendën edhe koalicione të mundshme, marrëveshje dhe data të mundshme zgjedhjesh, aktualisht është e pasigurt nëse do të formohet një shumicë e re parlamentare që do të nxjerrë një qeveri të re apo nëse Mali i Zi do të përballet me zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Ka qenë ‘stuhi’ mbrëmë në parlamentin malazez gjatë diskutimit për votën e mosbesimit për Qeverinë e Abazoviqit.Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), e udhëhequr nga presidenti, Milo Gjukanoviq, së bashku me partnerët e saj të koalicionit, Partinë Socialdemokrate, Partinë Liberale, Socialdemokratët dhe Bashkimin Demokratik të Shqiptarëve, paraqitën në parlament një iniciativë për votimin e mosbesimit ndaj Qeverisë së 43-të malazeze vetëm pak ditë pasi kryeministri nënshkroi Marrëveshjen Themelore me Patriarkun Porfiri të Kishës Ortodokse Serbe (KPS).

Pas më shumë se 12 orë diskutime, gjatë të cilave u shkëmbyen edhe fyerje, 50 deputetë votuan për rënien e qeverisë së Abazoviqit. Për rrëzimin e qeverisë, përveç atyre që parashtruan iniciativën e përmendur, votuan edhe deputetët e Malit të Zi Demokratik të udhëhequr nga Aleksa Beçiq dhe deputeti i “Prava Crna Gora”, Marko Milaçiq, raporton nova.

Gjatë debatit, Abazoviq përmendi shumicën e re parlamentare, por u dëgjuan edhe deklarata për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Baby Boo