Treshja Gruevski, Peshevski dhe Janakieska edhe sot para trupit gjykues


Në Gjykatën Penale sot do të mbahen seanca të reja për lëndët e PSP-së “Trajektorja dhe “Lëndina”, në të cilat duhet të dëgjohen bisedat e përgjuara, të cilat PSP i ka dorëzuar si dëshmi.

Në rastin “Trajektorja” janë të akuzuar ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish drejtori për Rrugë Shtetërore Lupço Georgievski për shkak se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë më shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e akseve të autostradës deri në Shtip dhe Ohër dhe e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me të paktën 155 mijë euro.

Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen edhe të akuzuarit në rastin “Lëndina”, Dragan Pavklloviq – Llatas, Sërgjan Pavlloviq dhe Zvezdan Pavlloviq.

Sipas aktakuzës të PSP-së ata kanë ndërtuar tre uikend-shtëpi në komunën Zelenikovë pa pasur të drejtë për një ndërtim të këtillë, gjegjësisht ndërtim pa leje për ndërtim.

Në dëshmitë e grumbulluara të PSP-së, midis të cilave edhe incizimet satelitore, ekspertiza, si dhe dokumentacioni tjetër, këto tre uikend-shtëpi kanë filluar me ndërtim në vitin 2011, ndërsa leje për ndërtimin e tyre nga komuna është marrë në vitin 2013 kur veçmë edhe janë përfunduar.

Në seancën paraprake duhej të dëgjohen bisedat e incizuara por, me kërkesë të mbrojtjes, kjo u shty me qëllim që t’i ndajnë incizimet për të cilat kërkohet përjashtimi i opinionit.

Baby Boo